Itali, protesta te emigranteve

01/03/2010 12:00

Emigrantet qe jetojne dhe punojne ne Itali do te dalin ne 60 sheshe per te treguar sa te rendesishem jane per mbarevajtjen e jetes social-ekonomike te vendit.

Ne oren 18.30 ne te gjitha sheshet italiane do te leshohen tullumbace te verdha-e zgjedhur si ngjyra e ketij manifestimi te madh qe njeherazi ne France, Spanje, Greqi.

Per “revolucionin e verdhe”, sic quhet nga mediat italiane jane bere 40 mije regjistrime ne rrjetet sociale. Megjithese lindi ne menyre spontante, u mbeshtet edhe nga sindikatat italiane megjithese keto te fundit nuk kane shpallur greve te pergjithshne ne nivel kombetar. Zevendespresidenti i  Komisionit te Punes ne Dhomen e Deputeteve, Xhuliano Kaxola u shpreh ne favor te ketij manifestimi.

“Me bindin mbi te gjitha- tha ai- motivet e kesaj inisiative permes te ciles emigrantet duan tre tregojne se jo vetem ekzistojne, por jane te domosdoshem me pranine dhe punen e tyre ne aktivitetet ekonomiko-sociale te Italise”.

Ne Itali aktualisht jetojne 5 milione emigrante, te ardhur nga vende te ndryshme.  

Top Channel