Irani: Po bashkepunojme plotesisht me ANEA

01/03/2010 16:35

Irani po bashkepunon plotesisht me Agjencine Nderkombetare per Energjine Atomike mbi programin e tij berthamor.

Garancia eshte dhene nga ministri i Jashtem iranian Manoucher Mottaki, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Gjeneve.

Pak ore me pare, Yukiya Amano, drejtor i pergjithshem i ANEA, kishte deklaruar se Teherani ka refuzuar bashkepunimin me Agjencine.

Nderkohe, ish-presidenti reformist iranian, Khatami, ka kritikuar politiken e jashtme te presidentit Ahmadinejad, duke e cilesuar si “aventuriere”.

Top Channel