Droga, alarm tek te miturit ne Britani

01/03/2010 17:55

Alarmi i perdorimit te kokaines tek te miturit ka perfshire Britanine e Madhe.

Numri i femijeve nen 18 vjec qe ka kerkuar ndihme per te dale nga vartesia e pluhurit te bardhe nga viti 2005 e deri me sot ka shkuar mbi 65 perqind.

Te dhenat jane publikuar nga enti anglez National Treatment Agency, i cili ka theksuar se kokaina eshte shume e perhapur edhe tek te rinjte, jo vetem tek adoleshentet.

Per te njejten periudhe kohore ka pesuar nje rritje te ndjeshme edhe vartesia mes te rinjve te moshave nga 18 ne 25 vjec.

Top Channel