Sri Lanka, Rajapaska konfirmohet president

27/01/2010 09:55

Presidenti Mahinda Rajapaksa ka fituar nje tjeter mandat presidencial ne Sri Lanka.

Sipas televizionit shteteror, kreu i shtetit do qendroje ne kete detyre edhe per 4 vitet e ardhshme pasi ka fituar 67 % te votave, me 1.8 milione vota avantazh ndaj rivalit Sarath Fonseka.

Por polemikat mes qeverise dhe opozites kane tensionuar situaten ne vend pasi vete kandidati Fonseka nuk mundi te votonte sepse nuk e gjeti emrin ne listat zgjedhore. Por autoritetet me te larta ligjore te vendit nuk kane pranuar se problemi ekziston. Nderkohe, qindra ushtare kane rrethuar hotelin ku gjendet Fonseka.   

Top Channel