Kolorado, nis gjyqi per femijen vrases

27/01/2010 12:55

Ne shtetin e Kolorados eshte celur procesi kunder John Caudle, djalit qe ekzekutoi mamane dhe njerkun per shkak te nje konflikti banal.

Ai u akuzua zyrtarisht nga prokuroria per vrasje te grades se pare pavaresisht moshes se re dhe tashme rrezikon burgimin e perjetshem. Hetimet nuk kane zgjatur shume, pasi ishte vete djali ai qe rrefeu momentin e krimit.

Vrasja e dyfishte ishte programuar prej disa ditesh ne koken e te riut, i cili tronditi gjithe komunitetin ne Monte Vista. Gjithcka ndodhi ne muajin tetor kur Joanne dhe djali i saj u grinden si zakonisht, pasi John nuk e pastronte dhomen e tij.

Pas tensionimit te gjendjes, 14-vjecari filloi te mendonte vrasjen e se emes. Ai mori dy pistoleta te cilat i mbylli ne nje kasaforte. Pasi ekzekutoi familjen ai vazhdoi jeten sikur te mos kishte ndodhur asgje, duke luajtur ne videogame. Nje dite me pas shkoi ne shkolle dhe sipas rrefimit te mesuesve, ai dukej i qete dhe i lumtur.

Top Channel