Kanada, ministrja shenjestrohet nga torta

27/01/2010 09:35

Nje grua kanadeze ka gjetur nje menyre jo pak te njohur per te kundershtuar menyren e punes se ministres se Peshkimit dhe Oqeanit, Gail Shea.

Ajo e ka goditur me nje torte ministren e kabinetit te Stephen Harper, pasi sipas saj, ajo nuk ka bere sa duhet per te mbrojtur fokat ne brigjet e Kanadase veriore. Ngjarja ndodhi gjate nje konference ne Burlingotn te Ontarios ku ministrja po inaguronte nje akuarium gjigand.

37 vjecarja Emily McCoy eshte pjesetare e grupit animalist Peta (People for the Ethical Treatment of Animals). Ajo eshte denoncuar per agresion.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nje politikan kanadez behet shenjester e tortave. Ne vitin 2000, kryeministri Jean Chretien dhe ne vitin 2003 pasardhesi Jean Charest u bene shenjestra te zemerimit te banoreve.

Top Channel