Ekonomia britanike del nga recesioni

26/01/2010 12:10

Ekonomia e Mbreterise se Bashkuar ka dale nga recesioni pasi shifrat tregojne se ajo eshte rritur, ndonese me dobet nga sa ishte parashikuar, me 0.1 perqind ne tre muajt e fundit te 2009-es.

Me pare ekonomia ishte kontraktuar per 6 tremujore rresht, qe perben edhe periudhen me te gjate qe prej vitit 1995.

Sipas mediave britanike, ekonomia ka pasur sinjale permiresimi, duke pare edhe faktin se javen e kaluar papunesia ne Mbreterine e Bashkuar ra per here te pare ne 18 muaj.

Ekonomia britanike ka qene me e madhja qe ndodhej ende ne recesion. Dy ekonomite me te medha ne Evrope, te Gjermanise dhe Frances dolen nga recesioni veren e kaluar, ashtu sikurse Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Mund te themi se Britania sapo ka kaluar vijen qe shenon lenien pas te recesionit”, ka deklaruar shefi i sektorit te ekonomise ne BBC, Hugh Pym.

“Shifrat e rritjes ishin me poshte parashikimeve te analisteve. Por ajo mund te ulej, ose te ngrihej”, ka shtuar Pym.

Top Channel