Permbytjet, fronti i ri i ushtrise

23/01/2010 12:10

Ushtria shqiptare mbajti pjesen kryesore ne operacionet nga permbytjet ne veri te vendit. Me shume se 900 ushtare dhe oficere prej tyre ishin te angazhuar cdo dite ne terren.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami shprehet se, u angazhuan nga te gjitha forcat, ato tokesore, detare dhe ajrore qe evakuuan disa mijera njerez, ndersa u paketuan dhe u shperndane rreth 600 tone ushqime dhe qindra tone te tjera uje.

Por permbytjet kane patur nje kosto te larte, pasi vetem per levizjet e ushtrise ka nje fature karburanti prej afersisht 90 milione leke ne dite, me shume se nje miliard leke ne total.

“Nga nje llogaritje e pare qe kemi bere na rezulton se jane shpenzuar 90 milione leke ne dite vetem kaburant”, u shpreh Imami.

Por ndersa u perfshi ne menaxhimin e situates, ne janar per here te pare fillonte edhe venia ne funksion te plote ligjor te ushtrise me pagese.

Por ne ushtrine shqiptare ka ende 800 vende  te reja, te cilat per momentin jane te plotesuar me rekrutet e fundit te thirrur ne vjeshten e vitit te shkuar.

Kreu i Ministrise se Mbrojtjes, Imami tha se per ushtaret profesioniste po hartohet nje strategji e cila shtrihet ne nje kohe 10 vjecare te punesimit.

Top Channel