Regjistrimi i popullsise, te dhena permes hartave dixhitale

22/01/2010 12:35

INSTAT inauguron nje nga investimet me cilesore qe ka te beje me ngritjen e sistemit te dixhitalizimit te te dhenave duke perdorur hartat dixhitale nepermjet sistemit te informimit gjeografik.

Ky investim  mbeshtet nga UNFPA me nje fond prej 2 milione dollaresh dhe do te sherbeje ne procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave qe do te filloje ne vitin 2011. Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian jane 2 financuesit e tjere te te ketij procesi.

Hartat dixhitale do t’i sherbejne INSTAT si per regjistrimin e banesave dhe popullsise ashtu edhe per anketat e ndryshme qe do te kryehen ne vijim. Regjistrimi i  popullsise do te kontribuoje per sigurimin e te dhenave baze te besueshme si demografike dhe social ekonomike. Gjate vitit 2010 INSTAT do te pergatise gjithe bazen materiale dhe logjistike per kryerjen e ketij procesi.

Top Channel