Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, shpallen në kërkim dy persona në Kavajë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ku babë e bir, mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi, humbën jetën pas një aksidenti në aksin Lezhë-Kakarriq.
Anton Keçi, 53 vjeç ishte mjek, ndërsa e bija, Bora, 19 vjeçe ishte studente e Mjekësisë, ndërsa familjarët kanë hapur sot dyert e mortit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës.
Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.
Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.
Top Channel