Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.
Makina me të cilën ata po lëviznin u godit më mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.
Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.
Në pamjet që shihni është momenti kur grupit hetimor tenton të nxjerrë nga makina trupat e dy viktimave, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba në Balldre të Lezhës. Siç duket edhe nga pamjet siguruar nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, vërehen efektivët e policisë që tentojnë të hapin dyert e makinës e cila është bërë ‘shoshë’ nga plumbat.
Këta që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba ditën e sotme në Lezhë. Siç raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen.
16:19 Atentati ku u vranë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” pasi u godit me mbi 30 plumba
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë u godit me mbi 30 plumba duke lënë të vrarë dy persona. Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.
Dy persona janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.
Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur. Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.
16:00 Foto/ Ky është viktima i atentatit në Lezhë, 9 vite më parë u arrestua si pjesëmarrës në një vrasje
Personi në foto është Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme së bashku me bashkëshorten nga një atentat në Lezhë. Në tetor të vitit 2017, Mujeci u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
15:28 VIDEO/ Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë
Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, Gentjana Mujeci e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.
15:03 Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për dy viktima
Dy persona dyshohet se janë vrarë pasditen e kësaj të diele në Lezhë. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.
Top Channel