Aviacioni Civil, Kuvendi therret Sokol Olldashin

21/01/2010 09:00

Ministri i Transporteve do te thirret per raportim ne komisionin parlamentar te Tregtise mbi ligjin e ri te Aviacionit Civil. Gjate diskutimit te kalanderit te punimeve, komisioni i drejtuar nga Jemin Gjana vuri ne plan te pare diskutimin e projektligjit, per ta kaluar ate ne seance plenare ne date 28 janar. Situata aktuale ne Aviacionin Civil dhe struktura e re si ent i pavarur do te jene objekti i diskutimit nga anetaret deputetet.

Ligji i ri i jep te drejte  Drejtorise se Aviacionit Civil te funksionoje si nje ent i pavarur, me keshill mbikeqyres, sipas standardeve europiane.

Aktualisht, Drejtoria e Aviacionit Civil eshte duke trajtuar çeshtjen e “Albanian Airlines”, per shkak te incidentit me “Air Slovakia”, qe devijoi destinacionin per shkaqe teknike (ose financiare).

Transformimi nga drejtori ne autoritetet behet per t’iu pershtatur standardeve te Bashkimit Europian. Aktualisht, Drejtoria e Aviacionit Civil eshte e kufizuar ne menaxhimin, e vlerave te shpenzimeve operative te planifikuara, ne raport me nevojat dhe rekomandimet e herepashershme per forcimin e kapaciteteve administrative. Duke funksionuar si ent me vetefinancim, autoriteti do te jete me fleksibel nga ana ekonomike dhe do t’i sherbeje, ne menyre efikase ritmeve te zhvillimit te aviacionit civil.

Ne nje nga nenet e projektligjit, percaktohen rastet se kur te dhenat e shoqerive ajrore konsiderohen konfidenciale.

Top Channel