Qeveria e Kosoves ka ndare nje ndihme financiare prej 50 mije eurosh per t’i ardhur ne ndihme ishullit te Haitit, i cili pak dite me pare u trondit nga nje termet shkaterrues.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave vendimi per ndihmen ne fjale u mor ne mbledhjen e qeverise.

Sipas burimeve, kryeministri Hashim Thaci deklaroi se, nese do te jete e nevojshme Kosova do te dergoje edhe anetare te FSK-se per te ndihmuar ne riparimin e demeve te shkaktuara nga termeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA