Ankohen banoret: Ndarja e ndihmave, selektive

16/01/2010 16:00

Deputetet e Partise Socialiste kane vijuar ndarjen e ndihmave te mbledhura nga Shtabi i tyre i Emergjences ne zonat e goditura nga permbytjet.

Por ne disa raste, si ne Bushat apo ne Livade, banoret u jane ankuar deputeteve te Partise Socialiste se shperndarja e ndihmave nga qeveria ka qene selektive.

“Sot perserisim kerkesen tone qe qeveria e Berishes duhet t’u gjendet prane dhe duhet te nise nje asistence financiare per te rinisur jeten e perditshme. Nuk duhet hequr vemendja nga Shkodra, pse raportohet se eshte ulur niveli ne Bune”, u shpreh deputeti Ilir Beqja.

Ne diten qe perkonte me 18 vjetorin e krijimit te FRESSH, eurosocialistet kane qene te angazhuar ne Shkoder duke u shperndare edhe ata ndihma banoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA