Grabitesit zhveshin shqiptarin
23/12/2009 00:25
Nje shqiptar ka mbetur viktime e nje grabitjeje te cuditeshme. Atij i jane marre te gjitha sendet personale gjate nje udhetimi me tren, ne kohen kur e zuri gjumi.
Por grabitesit nuk u mjaftuan vetem me portofolin e oren e dores. Ata i kane marre deri edhe rrobat e trupit shqiptarit qe ishte nisur me tren nga Franca per ne Milano, ndersa per destinacion final kishte Friulin, ku e priste i vellai.
I derrmuar nga lodhja, burri me sa duket nuk ka ndjere asgje. Gjumi i ka dale nga te ftohtet pas mberritjes ne Treviso, ku sipas mediave italiane, u detyrua te zbriste nga treni me te mbathura e te kerkonte ndihme.
Top Channel