Ekspozita mbarekombetare e konkursit “Vangjush Mio” eshte permbyllur ne Korce me ndarjen e cmimeve per artistet figurative.
Edicioni i katert si nje nga aktivitetet me kulmore te artit figurative gjate vitit eshte finalizuar me nderimin e piktoreve pjesemarres. Edicioni i sivjetshem i konkursit mbare kombetar “Vangjush Mio” mblodhi jo pak por 55 artiste figurative nga i gjithe vendi si dhe Kosova e Mali i Zi.
Secili prej ketyre artisteve u paraqit ne ekspozite me nje punim te vetem te perzgjedhur, ndersa larmia e krijimtarise se piktoreve u shpalos ne nje ekspozite te pervbashket. Larmia e punimeve, ngjyrave dhe teknikave si dhe kend veshtrimet e piktoreve erdhi ne kete ekspozite me nje nivel te larte artistik.
Juria vleresoi me cmimin e pare te konkursit “Vangjush Mio”, piktoren shkodrane Ikbale Kalaja. Dy cmimet e dyta u ndane mes artisteve korcare Vladimir Kaçaku dhe Vladimir Topi. Cmimin e trete te ketij konkursi e fitoi piktori kosovar Tafil Peci. Ky aktivitet i rendesishem i arteve figurative synon te kthehet ne tradite ne qytetin e Korces.
Top Channel