Kinema, rekord biletash te shitura ne France

18/12/2009 17:15

Francezet e kane treguar se jane nje popull i lidhur ngushte me artin, mbi te gjitha me teatrin dhe kinemane.

Kete e kane vertetuar me se miri edhe gjate vitit 2009, pasi pavaresisht krizes ekonomike, ata nuk e kane braktisur kinemane, madje jane lidhur me shume me te. 2009-ta shenon rekordin e ri per sa u perket biletave te shitura, plot 200 milione.

Ky eshte niveli me i larte i 30 viteve te fundit ne France. Te dhenat jane publikuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise dhe agjencia e lajmeve France Presse. Gjithesesi, kjo shifer pritet te jete edhe me e larte, pasi periudha e Krishtlindjeve sjell nje tjeter fluks te madh ne kinemate franceze.

Top Channel