“Ne kerkim te kujt”

18/12/2009 18:50

Vitet e para te tranzicionit shqiptar do pasqyrohen ne filmin artistik “Ne kerkim te kujt” me 10 seri qe po prodhohet nga Top Channel.

Me skenar te Dhimiter e Gjergj Xhuvanit e me regji te ketij te fundit, filmi fokusohet ne ngjarjet e nje familjeje qe ka humbur gjithcka pas firmave piramidale, duke filluar nga humbja e parave dhe deri tek humbjet fizike.

Kasta e 80 aktoreve udhehiqet nga roli qendror qe ka Niko Kanxheri, ne rol Mark Dobjani, nje rol impenjativ nga pikepamja fizike dhe psikologjike. Por fati nuk do qe vuajtjet e personazhit te perfundojne shpejt. Cdo personazh perfaqeson shtresa reale te fillimit te viteve ‘90.

Problematika nga me te ndryshme e cojne filmin ne nje fund te pashmangshem. Ne kastin e aktoreve, pervec shume emrave te rinj jane edhe Kastriot Caushi, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Viktor Zhusti, Monika Lubonja, Luiza Xhuvani, Reshat Arbana e shume te tjere.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel