Princi Filip, gafa e radhes nuk vonoi

16/12/2009 11:00

Duka i Edinburgut, Princi Filip, njkohesisht edhe bashkeshorti i mbretereshes Elisabeta II ka bere gafen e radhes.

Kreu i pallatit mbreteror ka bere nje batute te pavend por shenjestres se tij, komikut me nje kembe Adam Hills, i eshte dukur defryese. Gjate kortezhit mbreteror te “Royal Variety Show” ne Blackpool, princi i tha me shaka komikut se ne vendin e kembes duhet te vendose nje shishe uiski kontrabande per ta marre me vete ne Australi. Por duka 88 vjecar nuk eshte i ri ne fushen e gafave. Ja disa prej tyre;

Me ushtarin e verber
Ne vitin 2002, kadeti 17 vjecar qe humbi shikimin per shkak te nje bombe te IRA-s, u takua me sovranen, e cila e pyeti nese shihte ende. Duke perfituar nga kjo pyetje, duka u nxitua te pergjigjej: “Mesa duket nga kravata qe ka vendosur, nuk shikon”.

Me studentet ne Kine
Ne vitin 1986 gjate nje vizite ne Kine ai u tha nje grupi studentesh britanike: “Nese qendroni ende ketu, do te zhdukeni”.

Me balerinen “trans”
Gjate nje udhetimi per ne Kenia ai pyeti nje balerine: “Ti je nje femer e vertete?”

Me aborigjenet dhe kanibalet
Ne vitin 2002 princi pyeti nje aborigjen australian: “E perdorni ende shigjeten? Ndersa nje studenti nga Guniera e Re i tha: “Ke arritur ne mos e hash veten?”

Skocezet e dehur
Nje mesuese skoceze, dikur duka e pyeti: “Si ka mundesi qe ke hequr dore nga alkooli per kaq kohe dhe ke mundur te kontrollosh provimet?”.

Top Channel