Iraku hotele per “Muxhahedinet e Iranit”

15/12/2009 03:00

Qeveria irakiane njofton se mbi 3 mije disidentet iraniane qe strehohen ne kampe ne veri te vendit do te zhvendosen neper hotele ne Bagdad.

Megjithate, nje zedhenes i kampit Ashraf ku strehohen shumica e disidenteve te organizates “Muxhahedinet e Iranit” nuk konfirmoi arritjen e nje pakti me qeverin e Bagdadit per transferimin e tyre.

Nderkohe, aktiviste dhe organizata humanitare pohojne se zhvendosja e 3 mije refugjateve do te conte ne nje katastrofe humanitare dhe ne nje masaker.

Organizata “Muxhahedinet e Iranit”, me nje aktivitet te theksuar ne juglindje te Iranit prej kohesh kundershton Republiken Islamike, megjithate kjo organizate ndodhet ne listen e organizatave terroriste ne shtete si Irani, Iraku, Kanadaja dhe SHBA-ja.

Top Channel