Klima, dilema daneze

14/12/2009 21:40

E gjithe vemendja e nderkombetareve eshte perqenduar ne Danimarke, ku po zhvillohet samiti i klimes. A do kete nje marreveshje perfundimtare?

Gjate punimeve u paraqiten dy dokumente, i pari per reduktimin e gazrave sere dhe i hartuar nga nje grup “ad hoc”, qe propozon nje baze te re per mbrojtjen e klimes dhe qe kerkon bashkepunim nga Kina dhe India.

Ndersa nje tjeter grup “ad hoc” parashtroi nje projekt per te qene operativ pertej dates se fundit ne vitin 2012.

Te dy projektet jane te ngjashme ne objektive. Projekti i pare parashikon nje proces te gjate ratifikimi nga vendet pjesemarrese.

Situata duket komplekse sa zorr mund te arrihet nje marreveshje perfundimtare. SHBA jane kunder rishikimit te protokollit te Kiotos dhe kunder nje traktati te ri per klimen, ndersa superfuqia tjeter, Kina e sheh me interes rishikimin e Kiotos.

Top Channel