Houston, ne krye te bashkise nje homoseksuale

14/12/2009 10:00

Qe SHBA eshte vendi i shanseve te barabarta, kete pak vete e kishin vene ne dyshim, por qe kjo “teori” te merrte permasa te medha, pakkush mund ta kishte menduar.

Pas zgjedhjes peshkope te nje shtetaseje gay ne Kaliforni, tashme nje tjeter lesbike ka marre nje post te rendesishem. Qyteti teksan i Houston, i katerti me i madh ne SHBA per numer banoresh, do te drejtohet nga 53 vjecarja homoseksuale Annise Parker.

Ajo ka mundur ne votime kundershtarin afroamerikan Gene Locke. Kjo eshte hera e pare qe nje metropol i rendesishem amerikan ka nje kryebashkiak homoseksual.

“Jam e ndergjegjshme per rendesine e kesaj fitoreje. Shume vete mendonin se nuk do arrinim kaq larte”, tha Parker, e cila eshte mama e tre femijeve te adoptuar bashke me shoqen e saj, Kathy Hubbard.

Top Channel