Afganistan, vizite surprize e Gordon Brown

13/12/2009 09:20

Kryeministri britanik, Gordon Brown ka mberritur ne Afganistan per nje vizite surprize.

Shefi i qeverise se Londres do takohet me trupat angleze te dislokuara ne vendin aziatik. Ai do vizitoje bazen ne Helmand dhe ne Kandahar do zhvilloje nje takim me presidentin e vendit Hamid Karzai.

Kjo vizite vjen ne nje moment delikat per Britanine ku Brown po merr kritika te medha per misionin ne Afganistan pasi trupat britanike jane goditur shpesh here dhe dhjetra ushtare kane humbur jeten.

Vizita e Brown mund te shihet edhe si nje perpjekje per t’u dhene kurajo gjithe trupave.

Top Channel