Pakistan, perfundon operacioni kunder talebaneve

12/12/2009 13:45

Kryeministri pakistanez ka deklaruar se trupat ushtarake vendase kane perfunduar nje ofensive kunder talebaneve ne rajonin e Uaziristanit Jugor.

Yousuf Raza Gilani tha per gazetaret ne Lahore se tani operacioni mund te perqendrohet ne veri, ne rajonin e Orakzait, ku mendohet se militantet jane vendosur.

Nga ana e ushtrise nuk eshte bere asnje deklarate, nderkohe qe mendohet se njoftimi i kryeministrit nuk do te thote se trupat do te terhiqen nga Uaziristani Jugor.

Kombet e Bashkuara thone se mbi 40 mije civile kane lene shtepite e tyre ne Orakzai dhe jane ne kushte te veshtira humanitare.

Top Channel