Kopenhagen, 50 mije vete pritet te dalin ne shesh

12/12/2009 09:30

Gjendje alarmi ne Kopenhagen, ku me rastin e samitit te OKB-se mbi klimen pritet te dalin ne shesh mbi 50 mije persona.

Manifestimi eshte organizuar nga 516 grupe nga 67 vende te ndryshme. Policia u druhet aksidenteve, edhe pse iniciativa pritet te jete paqesore.

Diten e djeshme ne kryeqytetin e Danimarkes policia ndaloi rreth 40 protestues qe kontestonin samitin mbi ndryshimet e klimes.

Top Channel