Klima, nis korteu ne Kopenhagen

12/12/2009 14:45

Manifestuesit qe po marrin pjese ne tubimin e madh ne Kopenhagen me rastin e samitit te 15-te te OKB-se mbi klimen, po mberrijne me grupe ne Sheshin e Parlamentit, prej nga do te nise marshimi.

Manifestuesit, shumica e te cileve te rinj, mbajene ne duar parulla te tipit “natyra nuk eshte nje kompromis” dhe “Toka nuk eshte nje planet i serise B”.

Sipas raportimeve te mediave nderkombetare, deri tani 75 persona jane ndalur nga policia, disa prej te cileve kane ushtruar akte dhune ndaj forcave te rendit.

Por ndalimet nuk kane qene arreste dhe per pasoje shumica e te ndaluarve jane liruar serish pas nje kontrolli te imtesishem te policise.

Top Channel