Irani, se shpejti takim i ri “5+1”

12/12/2009 09:40

Nje mbledhje e re e drejtoreve politike te gjashte fuqive te medha te ngarkuara per shqyrtimin e ceshtjes berthamore iraniane, pritet te mbahet se shpejti.

Lajmin e ka bere te ditur nga Parisi zedhenesi i Ministrise se Jashtme franceze, Bernard Valero, i cili ka folur per nje “faze te re” ne bisedimet qe synojne arritjen e nje marreveshjeje me Teheranin.

Gjashte fuqite e medha te ngarkuara per zgjidhjen e ceshtjes berthamore iraniane jane SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania, vende te perhershme te Keshillit te Sigurimit, plus Gjermania.

Top Channel