UEFA, sot të reja nga hetimet e fundit

11/12/2009 13:15

Vetëm pak javë më parë, UEFA shpërtheu një “bombë”, e cila i referohet një prej skandaleve më të mëdha të trukimit të ndeshjeve, ku mes 40 takimeve të hetuara ishin edhe dy ndeshjet e Vllaznisë me Rapidin e Vjenës në turin e dytë të Europa League dhe një ndeshje e Tiranës (ajo e kthimit në Norvegji) ndaj Stabaekut, e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

Por dita e sotme duket se do të ofrojë detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Ky është lajmi më i fundit i botuar dje në faqen zyrtare të UEFA-s në internet.

Sikurse është bërë e ditur, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s po zhvillon një mbledhje dyditore (dje dhe sot) në Madeira të Portugalisë. Kjo mbledhje do të jetë e fundit për vitin 2009 dhe në axhendën e saj, përveç “Fair Play”-it financiar të klubeve, detyrimet e këtyre të fundit në lidhje me kontrollin më të madh të shpenzimeve të tyre dhe Kongresin e zakonshëm të UEFA-s në Tel-Aviv, Izrael, më 25 mars 2010, do të ketë edhe diskutime dhe zbulime të detajeve të reja për sa i përket çështjes së fundit dhe më të përfolur, asaj të trukimit të ndeshjeve në Kupat e Europës, por edhe në kampionatet kombëtare të vendeve të kontinentit të vjetër.

Pikërisht në këtë mbledhje dyditore është parashikuar të shqyrtohen edhe detaje të reja rreth sistemit të detektimit të basteve ilegale dhe të ngjarjeve të fundit.

Muajin e kaluar, pas një takimi të mbajtur në Nion të Zvicrës me mes drejtuesve të UEFA-s, nëntë federata kombëtare të futbollit dhe autoriteteve të policisë gjermane, bazuar në informata se një numër i madh i ndeshjeve europiane ishin trukuar, bënë të ditur se është hapur një hetim për 40 takime. Lajmi u publikua më 25 nëntor dhe bëri bujë në shumë vende të Europës, skuadrat e të cilave ishin përfshirë direkt ose indirekt në këtë iniciativë të UEFA-s. Ndërkohë që vetëm 7 ishte numri i ndeshjeve të trukuara, për të cilat tashmë ka nisur edhe një hetim.

Në shënjestër janë vënë 5 skuadra, mes të cilave janë edhe dy shqiptaret Vllaznia dhe Tirana. UEFA ka vendosur të mos nxitohet, ndaj kjo e justifikon edhe faktin se që prej 25 nëntorit, që kur u publikua lajmi dhe deri tani ende nuk ka mbërritur në Shqipëri asnjë përfaqësues i organit më të lartë të futbollit europian, për të kërkuar edhe informacionet e nevojshme.

Gjithsesi klubet shqiptare, pasi kanë theksuar se janë të pastra, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vënë në dispozicion të UEFA-s të gjithë informacionin e nevojshëm. Tashmë duket se ka ardhur koha që të hyhet në një fazë më intensive të këtij hetimi, i cili thelbin e pistave ka bastet sportive që, sipas tyre, janë një tregues shumë i rëndësishëm në rastet e trukimev

Top Channel