Rusi, Putin sulmon burokratet

11/12/2009 15:10

Kur po behet nje jave nga tragjedia ne lokalin e nates ne qytetin e Permit, ne Rusi, kryeministri Vladimir Putin ka sulmuar ne menyre te paprecedente “burrokratet e korruptuar”.

“Zjarri ne Perm eshte rezultat i papergjegjshmerise. Te gjitha veset e burokracise ruse jane reflektuar ne kete tragjedi”, ka deklaruar Putin.

Ish-kreu i Kremlinit i eshte referuar mungeses se kontrolleve ne lokalin “Kali i cale”, ku u regjistrua dhe tragjedia, viktimat e te ciles jane 139.

Top Channel