Franca: Faze e re bisedimesh me Iranin

11/12/2009 22:30

Nje tjeter takim i “5+1” per ceshtjen nukleare iraniane pritet te mbahet se shpejti.

Lajmi eshte dhene prej zedhenesit te Ministrise se jashtme franceze, Bernard Valero ne Paris.

Valero, duke folur per nje faze te re bisedimesh eshte shprehur se kjo mund te jete edhe perpjekja e fundit per te arritur nje marreveshje me Teheranin.

Megjithese ne deklaraten e diplomatit francez nuk permendet nje date fikse per mbajtjen e takimit, pritet qe “5+1” te ulet edhe njehere ne bisedime me palen iraniane para vitit 2010.

Top Channel