Australi, operacion masiv kunder alkoolit

11/12/2009 11:55

Policia australiane do te zhvilloje operacionin me te gjere per te parandaluar dhunen e shkaktuar nga konsumimi i alkoolit.

“Njesia Operative”, qe po vendos ne terren mijera oficere policie, do te jete operacioni me i gjere dhe me i rendesishem i bere ndonjehere ne Australi dhe do te zgjase dy nete.

Me kete operacion qeveria australiane synon te dergoje mesazhin se, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe sjellja e keqe qe vjen si pasoje e tij nuk do te tolerohen.

Dhuna e lidhur me alkoolin, e cila perfshin edhe dhunen seksuale dhe ate fizike, eshte dyfishuar ne dekaden e fundit.

Ne vend eshte regjistruar nje vale intoksikimi ne radhet e te rinjve per shkak te ligjeve liberale dhe kultures se konsumimit te pijeve alkoolike.

Kete fundjave policia do te zbarkoje neper qytete, duke bere nje shfaqje te paprecedent te forces se saj. Agjente te infiltruar do te ndihmojne koleget e tyre, qe do te jene te shoqeruar edhe nga qente e policise.

Top Channel