Rusi, vriten dy terroriste ne Dagestan
09/12/2009 10:15
Dy guerrilas islamike jane vrare gjate nates ne Dagestan, republike e Kaukazit rus ne kufi me Cecenine.
Dy terroristet, burre e grua, hapen zjarr ndaj forcave te sigurise, duke zhvilluar per nje kohe te gjate shkembim zjarri me to.
Me pas, ne tentative per t’u arratisur ata jane qelluar per vdekje nga agjentet, pasi kishin ardhur edhe perforcime.
Sipas autoriteteve lokale, Andrei Burga ishte kreu i nje prej fraksioneve terroriste lokale.
Top Channel