Prishja e nderteses, perplasje mes paleve

08/12/2009 12:10

Fadromat e Inspektoriatit te Larte te Policise Ndertimore iu drejtuan dje ne mbremje, nje hoteli ne qender te Tiranes.

Ndertesa 12 kateshe eshte prone e Ilir Mates, kunatit te deputetit socialist Dashamir Peza, i cili figuronte ne listen e perfituesve te lejeve te ndertimit, te cilen kryeministri Berisha e publikoi pak dite me pare ne nje konference shtypi.

Fadromat shkaterruan fasaden e tre kateve te para te nderteses.

Aksioni pritej te vijonte edhe paraditen e sotme por prane godines se demtuar gjate nates se kaluar jane grumbulluar shume punonjes te policise bashkiake si dhe te policise se rendit qe jane konfrontuar mes tyre.

Aty kane mberritur edhe deputete socialiste qe kane kerkuar nderprerjen e aksionit.

Ata kane tentuar te hyjne ne ambjentet e pallatit por jane penguar nga policia e rendit. Ne vendngjarje ka mberritur  edhe policia bashkiake dhe te gjitha palet kane nisur te shtyhen mes paleve.

Nderkohe qe pronaret e godines ju drejtuan gjykates per te kerkuar pezullimin e veprimeve te Iinspektoriatit te Ndertimit. Prane pallatit qe ndodhet ne qender te Tiranes aktualisht ndodhen me dhjetera forca policie, te rendit dhe asaj bashkiake.

Forcat e rendit kane qene te pajisura edhe me shkopinj gome per te ndalur reagimet.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA