Bajern Mynih, Mancester Junajtid, CSKA e Moskes dhe Milan jane skuadrat tjera te kualifikuara ne turin tjeter te Liges se Kampioneve duke kompletuar 8 ekipet e para qe vazhdojne me tej kete kompeticion.
Gjermanet e Bajernit kane turperuar Juventusin ne Olimpiko pasi kane fituar 4-1 ndaj skuadres se Ferrares, rivali direkt i tyre per nje vend ne 1/8 e champions. Skuadra italiane shenoi ne aksionin e pare me Trezege, por pas ketij goli iu nenshtruan presionit te bavarezeve te cilet barazuan shume shpejt me But, portieri qe shnderroi ne gol nje 11 metersh.
Ne pjesen e dyte ishin Ivica Olic dhe Van Bujten ata qe mposhten Bufonin, duke vulosur kalimin e Bajernit ne turin tjeter, nderkohe qe Juventusi do te vazhdoje rrugen europiane ne Europa Lige.
Ne grupin B Mancester Junajtid fitoi 3-1 me Volfsburgun, fale tregoleshit te Majkell Ouen, ndersa CSKA e Moskes ka mundur ne Stamboll 2-1 Beshiktashin, fitore kjo qe i jep te drejten te vazhdoje aventuren europiane ne Champions, nderkohe qe Volfsburgu i bashkohet Juventusit ne Ligen Europiane.
Reali fitoi ne transferten franceze 3-1 me Olimpikun e Marsejes duke dale si e para ne grupin C, ndersa Milani barazoi 1-1 me Zyrihun.
Ne grupin D, skuadrat qe kaluan turin ishin percaktuar me pare Chelsea ne vendin e pare dhe Porto ne te dytin, nderkohe qe Atletiko Madrid kalon ne Europa Lige.
Top Channel