
Deputeti socialist, Ditmir Bushati e ka cilesuar mungesen e opozites ne parlament si nje sinjal krize per kete institucion.
“Kemi nje situate absurde ku parlamenti me 74 numra, nga tre here qe sanksionon rregullorja e kuvendit per t’u mbledhur, mblidhet vetem nje here. Ligje sic eshte ai i sotmi i anti-mafias, kalojne me nje shumice te thjeshte”, theksoi ai.
Bushati shtoi se aktualisht vendi po kalon nje krize te demokracise dhe kjo sipas tij vihet ne dukje tek mosmarreveshjet mes pushtetit lokal dhe atij qendror. “Kemi nje krize shume thelbesore ne lidhje me sistemin e drejtesise si dhe kemi nje perplasje te forte si do te veproje Keshilli i Larte i Drejtesise. Kriza politike shihet qarte me stanjacionin e reformave ne vend”, vijoi deputeti socialist.
Bushati tha me tej se, Oli Rehn i beri apel Berishes dhe Metes per te gjetur nje zgjidhje politike qe opozita te hyje parlament. “Eshte qendrim i kushtezuar dhe jo bojkot. Ne ndermorem nje veprim shume gradual sepse nuk shkuam drejt nje radikalizimi qe ne fillim. Sebashku me PD-ne eshte nenshkruar nje kod konsensual dhe aty eshte vendosur edhe nje garanci sipas se ciles, nese dy anetare te KQZ-se kerkojne rinumerim, do te duhet te hapen kutite. Kjo u mohua ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor. Ne nuk kerkuam ndryshimin e rezultatit ne tavoline por nje hetim parlamentar per zgjedhjet. Nuk kerkuam ta bllokojme kete proces”, shtoi Bushati, sipas te cilit, opozita i ezauroi te gjitha mjetet paraprake politike qe do t’i krijonin mundesine maxhorances per t’u reflektuar.
Top Channel