Rupel: Pavaresia e Kosoves, e pakthyeshme
02/12/2009 16:15
Ish-ministri i Jashtem slloven Dimitrij Rupel ka deklaruar se procesi i pavaresise se Kosoves eshte i pakthyeshem, pavaresisht trajtimit te ceshtjes ne Hage.
Rupel, i cili ndodhet per nje konference ne Prishtine, eshte shprehur se me shpalljen e pavaresise se Kosoves eshte mbyllur edhe kapitulli i fundit i shperberjes se Jugosllavise.
Ish-kryediplomati ka theksuar se procesi i njohjes se Kosoves vec e vec nga vendet anetare te Bashkimit Evropian ka qene shume i veshtire.
“Vendimi per njohje ka qene i veshtire. Problem paraqisnin Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania. Gjithashtu, vendimet per njohje kane qene shume te veshtira per shkak te kundershtimit te forte te Rusise”, ka shtuar Rupel.
Top Channel