Edhe Maqedonia do ta rrise pranine ushtarake te saj ne Afganistan me 80 trupa, qe do te dergohen ne shkurt te vitit te ardhshem.

Lajmin e ka bere te ditur presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, i cili i ka derguar nje leter homologut amerikan Barack Obama, ku i shpreh mbeshtetjen e Shkupit ndaj strategjise se re per Afganistanin.

“Zoti president, me rastin e shpalljes se strategjise se re per Afganistanin, ndjej detyrimin qe t’ju drejtohem me qellim qe t’ju vertetoj perkrahjen time te fuqishme”, eshte shprehur Ivanov ne mesazhin e tij.

Kreu i shtetit maqedonas ka shtuar se Republika e Maqedonise mbeshtet plotesisht politikat e SHBA ne sherbim te paqes dhe sigurise ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA