BE, hyn ne fuqi Traktati i Lisbones

01/12/2009 18:30

Qe nga sot, Bashkimi Europian nis te funksionoje sipas Traktatit te Lisbones per nje periudhe te pacaktuar.

Dokumenti permbledh traktatet paraardhese, qe nga viti 1957, nga Traktatin e Romes deri ne ate te Nices me 2001, ne nje tekst te vetem duke i modifikuar ato. Varroset  komuniteti  paraardhes qe ne fillesat e BE-se nisi nen emertimin e qymyrit dhe celikut.

Tashme traktati njeh vetem nocionin e “Bashkimit Europian” i cili merr status te vecante dhe vendimet e tij behen subjekt kontrolli nga Gjykata Europiane e Drejtesise.

Traktati synon perforcimin e imazhit te BE-se me figuren e presidentit dhe te perfaqesuesit te larte, njekohesisht zevendespresident i komisionit per politiken e jashtme.

Ish-kryeministri Belg Herman Van Rompuy dhe baronesha Catherine Ashton nisin zyrtarisht punen me pergatitjen e Keshillit te radhes Europian, i  cili do te mblidhet 8 here ne vit rregullisht me ndryshimet e bera ne traktatin e ri.

Parlamenti merr fuqi me te madhe legjislative duke barazuar nivelin e Keshillit.

Bashkevendimarrja mes tyre shnderrohet ne nje procedure rutine ligjvenese.

18 eurodeputete i shtohen 736 te zgjedhureve ne nivel europian, ne te ashtuquajturen faze tranzitore, pasi Traktati i Lisbones parashikon ne maksimum 751 anetare per Parlamentin.

Ndryshe nga deri me tani, ky institucion merr fuqi vendimarrese per buxhetin e unionit, ku perfshihen ceshtjet e brendshme, te bujqesise, energjise, drejtesise, shendetesise, emigracioni, siguria sociale dhe fondet strukturore.

Nga vendet anetare, pjesa me e madhe e vendimarrjes shnderrohet kompetence e BE-se.

Menyra mbizoteruese e votimit do te jete me shumice te cilesuar, e cila ndryshon ne vitin 2014.

Aktualisht perfaqeson 72.3% te vendeve anetare dhe ulet ne 55%.

Unanimiteti mbetet ne fuqi per ceshtje te ndjeshme fiskale, sigurine sociale, politiken e jashtme dhe ate te mbrojtjes.

Per zgjerimin e Bashkimit Europian, Traktati i Lisbones perfshin “kriteret e Kopenhagenit” duke u lene mundesi vendeve anetare qe te vleresojne mbi zhvillimin demokratik te vendit qe synon antaresimin.

Me Lisbonen parashikohet nderhyrja e parlamenteve nacionale, qe nuk ekzistonte deri me tani.

Roli i 27 parlamenteve europiane eshte i tille qe mund te hedhe poshte dhe propozimet legjislative te Komisionit.

Artikulli 50 i Traktatit te Lisbones parashikon per here te pare te drejten e cdo vendi anetar per te deklaruar ne Keshill, largimin nga Bashkimi Europian.

Me traktatin e ri te BE-se njihet iniciativa qytetare, prej jo me pak se 1 milion persona, te cilet mund te propozojne nje akt normativ.

Ndryshe nga traktati i Nices, Lisbona i jep fuqi juridike Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe lirive themeltare.

Cfare do te thote se kjo konvente behet detyruese per  vendet antare, me perjashtim te Britanise, Cekise dhe Polonise qe parashikojne me protokolle respektim te pjesshem te saj.

Por me permbledhjen e Lisbones, nuk ka asnje nen per simbolet e BE-se, megjithese ne protokolle te posacme, 16 nga 27 vendet anetare deklarohen se do te respektojne simbolin e flamurit te BE-se, himnin, monedhen dhe 9 majin si dite te Europes.

I perkthyer ne 22 gjuhet zyrtare te BE-se, Traktati i Lisbones eshte depozituar sipas procedures ne arkivin e Romes.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA