Filipine, rekuperohen trupat e 39 personave

24/11/2009 10:25

Jane 39 kufomat e rekuperuara ne Mindanao, ku diten e djeshme rreth 40 persona u rrembyen dhe u vrane nga nje grup personash te armatosur.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet filipinase, sipas te cilave mes kufomave jane edhe 14 gra, trupi i te cilave eshte bere cope nga plumbat.

Sipas shefit te policise filipinase, Jesus Verzosa nga masakra kane mbijetuar 4 persona, te cilet po mbahen ne nje vend te sigurte.

Nderkohe presidentja Gloria Arroyo ka shpallur pas masakres gjendjen e jashtezakonshme.

Top Channel