Jemeni: Refuzojme nderhyrjet per ceshjten e rebeleve

12/11/2009 02:10

Qeveria e Jemenit u ka kerkuar shteteve fqinje te respektojne sovranitetin e vendit dhe te qendorjne larg luftes mes ushtrise qeveritare dhe rebeleve shiite ne veri te vendit.

“Jemeni rithekson edhe njehere pozicionin e tij per te refuzuar cdo lloj nderhyrje apo ndihme ushtarake nga cilido shtet i huaj. Luftimet ne veri te vendit mes ushtrise qeveritare dhe rebeleve shiite jane nje ceshtje e brendshme, te cilen Jemeni eshte i afte ta zgjidhe pa ndihmen e askujt’, thuhet ne deklaraten e qeverise se Jemenit.

Po per te njejtin problem u shperh me pare edhe ministri i Jashtem iranian, Motaki qe ka kerkuar qendrimin larg puneve te brendshme te Jemenit duke iu referuar sulmit ajror te ndermarre prej Arabise Saudite kunder rebeleve shiite ne kufirin mes dy vendeve.

Top Channel