Brazil, terri energjitik, nga nje qark i shkurter

12/11/2009 01:35

Terri qe la pa energji elektrike rreth 100 milion braziliane u shkaktua nga nje stuhi tropikale.

Ne kete perfundim kane arritur autoritetet braziliane te Ministrise se Energjitikes.

“Rrufete, ererat e forta dhe shirat e furishem kane shkaktuar nje qark te shkurter ne tre linjat e transmetimit te tensionit te larte qe lidhin qytetet e Paranas dhe San Paolos. Te treja linjat e transmetimit lidhin zonat mes ketyre dy qyteteve me hidrocentralin Itaipu, hidrocentrali me i madh ne vend qe furnizon edhe nje pjese te Paraguajit”, ka deklaruar nga Brazilia, ministri i Energjitikes Edson Lobao.

Top Channel