Ajsberg gjigant ne Paqesor

12/11/2009 17:00

500 metra i gjate dhe 50 i larte; kaq jane permasat e nje ajsbergu qe po lundron ne det mes Antarktides dhe Australise.

Kjo eshte nje zone ku gjigantet e akullit shihen shume rralle. Te paret qe e pikasen ishin eksploratoret e Australian Antarctic Division.

“Nuk kisha pare kurre dicka te tille me pare. Hodhem shikimin ne horizont dhe pame ishullin e akullit. Per mua ishte nje moment i madh dhe i paperseritshem”, u shpreh Dean Miller, studiues i fokave dhe anetar i ekspeditave.

Sipas eksperteve, masivi i akullit duhet te jete shkeputur 8 ose 9 vite me pare nga Ross Ice Shelf, platforma me e njohur e akullit ne Antarktide. Masivi mund te shkoje drejt Zelandes se Re ose mund te rrotullohet drejt vetes se vet.

“Ngjarje te tilla po behen gjithnje e me te zakonta dhe tregojne se ndryshimi klimaterik do te vijoje te procedoje me shpejtesine aktuale”, ve ne dukje nje studiues.

Top Channel