Ceceni, operacion i ushtrise, vriten 5 guerrilas

11/11/2009 16:45

Te pakten 5 guerrilas kane mbetur te vrare ne nje operacion te forcave te sigurise ne Ceceni, te udhehequr nga presidenti cecen Kadyrov.

Zona ku u regjistruan luftimet eshte nje rajon ne afersi te Serzhen Iurt. Mes rebeleve te plagosur eshte edhe nje mercenar arab, i quajtur Iasir, qe eshte ne krye te nje grupi qe stervit atentatoret vetevrases.

Sipas presidentit Ramzan Kadyrov, operacioni ushtarak do te vazhdoje derisa e gjithe zona te jete pastruar nga terroristet.

Top Channel