Irak, shtyhet data e zgjedhjeve politike

09/11/2009 18:45

Kreu i Komisionit Elektoral ne Irak, Faraj Haydari ka zyrtarizuar shtyrjen e zgjedhjeve te pergjithshme me 21 janar.

Njoftimi vjen nje dite pas miratimit ne Parlament te ligjit qe cakton rregullat e konsultimit. Haydari kishte theksuar disa here pamundesine per te mbajtur zgjedhjet ne daten e parashikuar, 16, dhe kishte folur per nje shtyrje nje mujore.

Sipas raportimeve te mediave lokale, tani vendimi i miratuar nga Parlamenti duhet te formalizohet nga keshilli presidencial.

Top Channel