Dashnori “fshihet” nudo ne ballkon

31/10/2009 14:10

Nje skene te tille e kemi pare shpesh neper komedi sexy te viteve me pare.

Bashkeshorti xheloz kthehet papritur ne shtepi per te kontrolluar nese e shoqja e tradheton. Nga ana tjeter dashnori nudo gjen vend ku te fshihet per te shpetuar.

Nje prej skenave me klasike te kinemase erotike ka ndodhur realisht ne nje province, ne jugperendim te Kines.

25-vjecari Sun Meng, nje Don Zhuan i koheve moderne, mendoi ‘te fshihej’ nudo ne ballkonin e shtepise se dashnores…u ngjit mbi kondicioner dhe qendroi aty ndersa bashkeshorti i nxehur kontrollonte shtepine.

Po sa keq qe bashkeshorti xheloz e gjeti shpejt dashnorin e gruas se vet.

Nderkohe nje fqinj mistrec filmoi sa ndodhi dhe me pas publikoi imazhet ne web.

Indinjim

I gjithe komuniteti mori vesh se c’kishte ndodhur dhe u indinjua per marredhenien e Meng me nje grua te martuar.

Nuk dihet nese rivalet ne dashuri kane bere paqe, por tashme eshte e sigurt se njerezit kane reaguar ashper ndaj 25-vjecarit.

“Familja ime ndihet e turperuar dhe asnje prej fqinjeve nuk do te flase me mua. E di se kam gabuar, po kisha frike se mos vritesha”, thote Meng.

Ironia

Ceshtja eshte bere edhe me groteske pas komenteve ne web per 25-vjecarin, ku thuhet se nga pamja ai nuk duket aspak si ‘hamshor’.

Meng ka kerkuar qe fotoja te hiqet nga web. “Njerezit qeshin kur me shohin pa rroba. Megjithate me duhet t’ju kujtoj se ajo ishte nje dite shume e ftohte…!”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel