
Ai qe ka kaluar te 30-at, po vijon rrugen e te 40-ave dhe qe mendon se ka bere punen e tij per t’ia hedhur plakjes, tani duhet te pergatitet per nje tjeter pengese, ndoshta me te veshtiren: moshen 45 vjecare.
Eshte ky kufiri pas te cilit fillon renia fizike dhe ne vecanti forma kardiovaskulare.
Lajmi i keq per shume persona mberrin nga nje studim i Universitetit te Houston qe ka analizuar mes viteve 1974 dhe 2006 gjendjen shendetesore dhe formen fizike te mijera vullnetareve, te moshes 20 deri ne 96 vjec.
Pjesemarresit i jane nenshtruar ne kohe kontrolleve te shumta ne lidhje me shendetin, sjelljen ushqimore, veprimtarine fizike dhe kontrolleve kardiovaskulare nen sforcim.
Pas mbledhjes se te dhenave ka rezultuar se renia e formes kardiovaskulare peson nje pershpejtim dhe kjo vlen kryesisht per burrat.
Megjithate gjithcka varet nga stili i jetes qe ka kryer gjithesecili.
Top Channel