Rritja e dritave, kompensim per kater vjet

30/10/2009 08:20

Cmimi i dritave do te duhet te rritet ne vitin 2010 me 44 per qind per shkakun e vetem se gjate kater viteve te fundit, cmimet jane rritur vetem nje here dhe qeveria ka shkelur strategjine e miratuar prej asaj vete, behet e ditur nga eksperte te energjetikes.

Cmimi i dritave u rrit per here te fundit ne vitin 2007, per shkak te presionit politik qe qeveria ushtroi mbi Entin Rregullator te Energjise, nderkohe qe planet per zhvillimin e sektorit, te cilat jane miratuar nga vete qeveria, parashikonin se paku rritje 10-15 per qind te cmimeve cdo vit.

Qeveria parapelqeu gjate viteve te fundit te mbulonte koston e furnizimit te vendit me energji permes subvencionimeve te Korporates Elektroenergjetike nga buxhetit te shtetit, por tani qe Operatori i Sistemit te Shperndarjes eshte nen pronesi private, qeveria duket se i ka duart e lidhura, thone ekspertet.

Sipas kontrates se privatizimit dhe marreveshjes rregullatore qe e shoqeron kete kontrate, cmimi i dritave duhet te pasqyroje koston dhe kostoja eshte shume me e larte sesa cmimi ekzistues.
Qe ne vitin 2002, nje studim i miratuar nga qeveria vleresonte se kostoja margjinale e energjise elektrike ne Shqiperi eshte rreth 13 leke. Studimi vleresoi se per te mbuluar kete kosto, cmimi i dritave duhej te rritej me mesatarisht 1 leke per kWh deri ne vitin 2013, pra deri ne nivelin e 13 lekeve. Sipas asaj strategjie, kete vit shqiptaret do te duhet te paguanin rreth 10 leke, por ne fakt, paguhet mesatarisht rreth 8 leke.

Rritja e cmimeve do t’i mundesonte KESH-it te ndertonte termocentrale te reja per te garantuar furnizim te rregullt. Por qeverite e ndryshme i rriten cmimet vetem kur nuk mund te perballonin presionin e Bankes Boterore, institucioni qe eshte edhe kreditori me i rendesishem i KESH.  

Kur qeveria nenshkroi marreveshjen e privatizimit te OSSH me heret kete vit, e tha troc se ne vitin 2009 nuk do te kishte rritje cmimesh, por humbjet e krijuara nga kjo do te kompensoheshin ne vitin 2010. Shkaku i mosrritjes se cmimeve sipas logjikes normale te kostos, qene zgjedhjet. Zgjedhjet mbaruan dhe rrjedhimisht, edhe cmimet nuk mund t’i shpetojne me rritjes. Shqiperia u kritikua per kete ceshtje edhe nga raporti i fundit i progresit qe Komisioni Europian beri per Shqiperine. “Parimi i cmimeve qe mbulojne koston e furnizimit me energji nuk eshte zbatuar ende ne Shqiperi”, thuhet ne raport.

Rritja e cmimit te dritave filloi ne vitin 2002, kur Shqiperia doli vend me deficit te  konsiderueshem energjetik dhe kur u pa qe investimet e nevojshme per furnizim te rregullt, kerkonin nje cmim me  te larte. Sipas nje studimi te vitit 2001, cdo kilovator shtese ne furnizim, ne rastin e Shqiperise e kishte cmimin rreth 13 leke. Studimi bazohej mbi koston e investimeve per termocentrale te reja, si dhe koston e zgjerimit te rrjetit te transmetimit dhe shperndarjes.

Shume eksperte besojne se ai studim eshte tashme jashte realitetit, sepse parashikonte kosto te energjise me cmim reference nafte prej 35 dollaresh per fuci. Te gjitha kostot e tjera te lidhura me materialet baze jane rritur gjithashtu. Fatura e energjise elektrike eshte shumefishuar per shqiptaret gjate ketyre viteve, megjithate, zgjidhja nuk duket ne horizont.

Vendi perjetoi nje krize  me te madhe energjetike ne vitin 2007 sesa ne vitin 2002, pavaresisht se cmimi i dritave qe katerfishuar nderkohe. Por angazhime te tilla nuk jane mbajtur pavaresisht se programi i shkruar paraqet si te vetmen zgjidhje per problemin e dritave, rritjen e forte te cmimeve, ka shume pak gjasa qe kjo gje te ndodhe. Dokumenti i Planit te Masave eshte hartuar nga KESH dhe eshte miratuar nga qeveria, por edhe me heret, programi i rritjes se cmimeve nuk eshte respektuar.  

Top Channel