Bosnje, 22 vjet burg ish-oficerit serb
30/10/2009 15:35
Gjykata per krimet e luftes ne Bosnje e Hercegovine ka denuar sot me 22 vjet burg nje ish-oficer serb.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave Predrag Kujunxhic u shpall fajtor per pjesemarrje ne arrestimin dhe trajtimin cnjerezor te myslimaneve te Bosnjes.
Sipas burimeve, ish-oficeri akuzohet edhe per skllaverim seksual te nje vajze 15 vjecare gjate luftes se viteve 1992-95.
Ne keto vite Kujunxhic ishte komandant i nje njesie te ushtrise se serbeve te Bosnjes ne qytetin verior te Dobojit.
Top Channel