Genta Popa, jeta ime mes televizonit dhe familjes

29/10/2009 19:05

Prej rreth 15 vjetesh, Genta Popa kryen misionin e fisem e te panderprere te informimit te publikut.

Ajo eshte nje prej ikonave te televizionit Top Channel. E gjejme teksa ka hyre ne shtepi dhe po merret me pasionet e saj, nje prej te cileve eshte pianoja. Ajo buzqesh dhe zbulon grimca nga jeta e saj. Genta jeton ne shtepine ku eshte rritur dhe kjo per te eshte nje nga gjerat me te vecanta.

Jeta e saj me bashkeshortin, Florin shkon si ne vaj. “Kemi nje jete e mbushur me dashuri dhe respekt reciprok”, shprehet ai. Ndersa Genta rrefen nje moment nga njohja me te. “Si te gjitha historite e dashurise eshte nje moment romantik qe lidhet me njohjen tone. Isha ne aeroport dhe pyeta Florin si shkohej me tej sepse e kisha per here te pare. Nuk kisha takuar ndonjehere me pare nje djale aq te edukuar. Dukej shume i hapur, gati gati perendimor”, thote Genta.

Folesja e lajmeve dhe gazetarja ndalet gjithashtu edhe ne jeten profesionale, duke thene se nuk e kishte menduar keshtu karrieren, por shton se profesioni i foleses dhe gazetares e ka bere te njohe me shume problemet e shoqerise.   

FOTO GALERI
2/2

Top Channel