Fillimet e tij na bejne qe te udhetojme neper vite duke na kujtuar grupin “Ritfolk”. Per vite me radhe ai dhe shoket e tij te grupi ishin idhull per rinine e viteve 90.
Altin Goci ne jeten e tij si kengetar i muzikes rok eshte i njejte, por jeta e perditshme ka ndryshuar.
Ndryshimet kane filluar qe me njohjen e bashkeshortes se tij Irenes dhe lindjes se vajzes se tyre 2 vjecare, Kloe.
Per vogelushen, Altini eshte personi qe i qendron me afer gjate gjithe dites, edhe per Irenen ai eshte bashkeshorti perfekt.
“Altini eshte nje baba shume i perkryer. Pas lindjes se vajzes eshte bere shume me punetor, shume me i perkushtuar per punet e shtepise”, eshte shprehur Irena.
Por edhe pse nje bashkeshort qe ndihmon per te rritur Kloen dhe ne punet e shtepise, jo gjithcka qe Altini ben i pelqen edhe Irenes.
“Eshte cik gjumash, eshte pak dembel, duhet t’i thuash disa here per te bere disa gjera. Ka nje te mete se ka parime dhe kjo eshte aq e mire sa edhe e keqe, pasi per mua njeriu duhet te jete pak me i lakueshem”, shprehet Irena.
Por jeta e Altinit nuk eshte teresisht e perqendruar tek familja: ai gjen hapesiren e duhur per te pire nje kafe me miqte e tij. Gjergj Bojaxhiu eshte nje nder miqte e tij te ngushte.
“Na lidh me shume koha qe kemi kaluar ne gjimnaz, kujtimet qe kemi pasur dhe sic e dini miqesite e gjimnazit jane ato qe ruhen me shume. Eshte nje miqesi qe kur ulesh i diskuton gjerat hapur dhe drejperdrejt”, shprehet Bojaxhi.
Njohja e tyre ka nisur qe ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. “Kemi rreth 20 vjet njohje”, sqaron Bojaxhi.
Duke degjuar refimin e shokeve dhe miqeve te tij me te aferm, arrijme te mesojme shume per Altinin dhe te kuptojme se nje roker mbetet gjithmone nje roker.
Top Channel